Policia konfiskon tri armë, intervistohen dy të dyshuar

10.10.2025

Një aksion i Policisë së Kosovës ka rezultuar me sekuestrimin e disa armëve dhe municioni në fshatin Zhegër të Gjilanit, ku janë zbuluar armë që mbaheshin pa leje, raporton Sinjali.

Policia konfiskon tri armë, intervistohen dy të dyshuar Foto: Ilustrim

Më 8 tetor 2025, rreth orës 17:35, njësitet hetimore pranë Stacionit Policor të Gjilanit kanë ekzekutuar një urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan duke bastisur dy lokacione në pronësi të L.L dhe O.L

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: Një pistoletë HS-9, kalibër 9×19 mm, një pushkë Zastava Rifle, kalibër 8×57 mm, një pistoletë me gazë e llojit EKOL Fuat Magnum, kalibër 9 mm si dhe 725 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Të gjitha armët dhe municionet janë konfiskuar nga njësia për Armë dhe Municion, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit në prani të avokatëve mbrojtës.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj tyre është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa të dy janë liruar në procedurë të rregullt.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More