Tragjedi në Gjilan:Një 27-vjeçar dhe një foshnjë gjenden të vdekur në një shtëpi në Demiraj
Një ngjarje tragjike është regjistruar mëngjesin e së dielës në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit, ku një 27-vjeçar dhe një foshnjë janë gjetur pa shenja jete në një shtëpi.
Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës rreth orës 08:47, më 1 nëntor 2026. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku është konstatuar vdekja e dy personave.
Lajmin e ka konfirmuar për mediat zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Ndërkohë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.
