Policia e Kosovës regjistron katër raste të armëmbajtjes pa leje brenda 24 orëve

06.11.2025

Policia e Kosovës ka njoftuar për katër raste të armëmbajtjes pa leje që janë evidentuar gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Në rrugën “Almir Elmazi” në Fushë Kosovë, më 5 nëntor, një i mitur është shoqëruar në stacion policor, te cilit gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një thikë. Me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, në Prishtinë, në zonën e njohur si “Rrethi i Ismetit”, po më 5 nëntor, policia ka shoqëruar një burrë, te cilit gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë fishekë. Edhe ky rast ka shkuar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Një rast tjetër ka ndodhur në fshatin Grabovc të Obiliqit më 1 nëntor, ku një burrë është shoqëruar dhe gjatë kontrollit i është sekuestruar një pistoletë me gaz dhe pesë fishekë. Rasti është referuar po ashtu për procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Ndërsa në Partesh, një burrë dyshohet se kishte kanosur bashkëshorten e tij me armë zjarri. Gjatë kontrollit, policia i ka sekuestruar të dy armët e përdorura, një pistoletë dhe një pushkë gjuetie, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Policia e Kosovës rikujton qytetarët për rëndësinë e respektimit të ligjit mbi armët dhe u bën thirrje që çdo aktivitet të dyshimtë të raportohen tek njësitet kompetente.