Hajnat vjedhin dy pushkë gjuetie, para të gatshme dhe një zinxhir ari nga një shtëpi në Suharekë

09.02.2025

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Suharekë, ku një banor i zonës ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur dy pushkë gjuetie, para kesh dhe një zinxhir ari.

Sipas burimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar. Pronari i shtëpisë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për shkaqe hetimore, ka njoftuar policinë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ai ka deklaruar se kur është kthyer në shtëpi, ka konstatuar se dera ishte thyer dhe se disa sende me vlerë mungonin.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësi të policisë, të cilët kanë filluar hetimet për zbardhjen e këtij rasti të rëndë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vjedhjeje.