Prizren, 24-vjeçari dyshohet të ketë vrarë veten me pistoletën që iu dha për shitje
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prizren, ku një 24-vjeçar me inicialet A.T. dyshohet të ketë vrarë veten me një pistoletë që iu dha për ta shitur.
Sipas zëdhënësit të policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, dy persona, një 24 dhe tjetri 23 vjeçar, kanë raportuar në stacionin policor Prizren-Veri rreth orës 18:20. Ata kanë deklaruar se gjatë një takimi me viktimën A.T., të cilit i kishin dhënë një pistoletë për ta shitur, ai sapo e kishte marrë armën kishte shkrepur në drejtim të vetes.
“Sot me datë 11.05.2025 rreth orës 18:20 në Stacionit Policor Prizren- Veri, dy persona njëri 24 dhe tjetri 23 vjeçar kanë raportuar se derisa janë takuar me një person të tretë- viktimën A.T. 24 vjeçar dhe ia kanë dhënë një pistolet, për të ia shitur, viktima porsa e ka marrë armën ka shkrepur me armë në drejtim të vetes së tij,” thuhet në konfirmimin e plotë të policisë.
Patrulla policore ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa është njoftuar edhe ekipi i emergjencës dhe njësitet tjera përgjegjëse. Mjeku në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i 24-vjeçarit A.T. është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminim të mëtejshëm. Policia po heton rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.