Qytetarit turk i vidhet çanta me 250 euro dhe telefon derisa po qëndronte në një park në Prizren
21.10.2026
Një shtetas i Turqisë ka raportuar në Polici se i është vjedhur çanta derisa po qëndronte në një park në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Prizren.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 19 tetor 2026, rreth orës 22:00, kur një person ende i panjohur dyshohet se ia ka vjedhur çantën viktimës, në të cilën kishte rreth 250 euro para të gatshme dhe një telefon celular.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, ndërsa i dyshuari ende nuk është identifikuar.
