Nuk pagoi gjobën prej 200 euro, arrestohet në kufi i dyshuari dhe dërgohet në burg

10.11.2025

Një person është arrestuar në pikëkalimin kufitar të Vërmicës pasi rezultoi me urdhër aktiv arresti për mospagesë të një gjobe prej 200 eurosh, të shqiptuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Nuk pagoi gjobën prej 200 euro, arrestohet në kufi i dyshuari dhe dërgohet në burg Foto: Ilustrim

Sipas burimeve të sigurta, rreth orës 03:50 të mëngjesit të 9 nëntorit 2025, zyrtarët policorë kanë ndaluar D.R, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër arrest gjyqësor, pasi gjoba e vendosur ndaj tij ishte shndërruar në dënim me burg prej 10 ditësh.

Pas verifikimeve procedurale, i dyshuari është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për ekzekutimin e dënimit, ndërsa policia e ka cilësuar rastin si realizim të urdhëresës së gjykatës.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More