Një person dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë është raportuar të mërkurën pasdite në Prizren, ku një burrë është sjellë pa shenja jete në Spitalin Rajonal të qytetit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 nëntor 2025, rreth orës 17:15, në rrugën “Nijazi Alishani” në Prizren. Viktima, një mashkull kosovar, është transportuar në spital, por mjekët kanë konstatuar se ai ka arritur pa shenja jete.
Mjeku kujdestar ka deklaruar se dyshohet për një vdekje natyrale, megjithatë për të sqaruar shkakun e saktë të vdekjes, me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.
Autoritetet po presin rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për vdekje natyrale apo nëse ka elemente të tjera që lidhen me rastin. Hetimet janë në vazhdim.