Ndalohet për 48 orë një shofer, goditi një këmbësor dhe përplasi një pemë
15.10.2025
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin E.B., i cili shkaktoi dje aksident trafiku në Gjilan.
Foto: Ilustrim
Sipas prokurorisë, i dyshuari po drejtonte veturën e tij BMW në rrugën “Adem Jashari” në qendër, ku me të arritur te semaforët, humbi kontrollin e veturës në udhëkryq.
I dyshuari doli jashtë rrugës, duke përplasur një këmbësor, një pemë, e më pas duke përfunduar në oborrin e ish-shtëpisë së mallrave.
Pas hetimeve të nevojshme, prokuroria deklaron se rasti është cilësuar si “Rrezikim i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, teksa masa e sigurisë pritet t’i caktohet brenda afatit ligjor.