Katër shtetas turq arrestohen në Kosovë për posedim dhe shpërndarje të narkotikëve

29.10.2025

Policia ka realizuar një aksion në Fushë Kosovë, ku ka arrestuar katër persona të dyshuar, shtetas të Turqisë, për përfshirje në veprimtari të paligjshme që lidhen me narkotikë.

Katër shtetas turq arrestohen në Kosovë për posedim dhe shpërndarje të narkotikëve Foto: Ilustrim

Gjatë kontrollit të ushtruar në vendbanimet e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar 1482 gram substancë narkotike e dyshuar e llojit marihuanë, 590 euro para të gatshme, 8 telefona mobilë, një automjet (furgon), një laptop, si dhe disa gjësende të tjera që dyshohet se kanë lidhje me rastin.

Të gjitha provat materiale janë sekuestruar për procedura të mëtejshme hetimore.

Me vendim të prokurorit të rastit, të katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së tyre dhe mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë në këtë rrjet të dyshuar të shpërndarjes së narkotikëve.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More