Godet bashkëshortin me thikë – e dyshuara arrestohet, viktima merr trajtim mjekësor

10.11.2025

Një grua është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se e ka goditur me mjet të mprehtë – thikë, bashkëshortin e saj.

Godet bashkëshortin me thikë – e dyshuara arrestohet, viktima merr trajtim mjekësor Foto: Ilustrim

Ngjarja ka ndodhur të shtunën mbrëma, rreth orës 22:10, në veri të Mitrovicës, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, viktima – një mashkull kosovar – ka pësuar lëndime trupore dhe menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, për shkak se e kishte goditë me mjet të mprehtë – thikë në dorë bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin policor.

Pas intervistimit nga organet hetimore, me vendim të prokurorit të rastit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar motivet e ngjarjes dhe rrethanat e sakta në të cilat ka ndodhur incidenti.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More