Fjalosen burrë e grua, rasti përfundon në polici
Një natë e tensionuar është shënuar mbrëmë në Gjakovë, ku një konflikt bashkëshortor ka marrë përmasa sa për të përfunduar në Polici.
Rreth orës 23:30 të datës 30 shtator, në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, L. L. dhe bashkëshortja e tij, E. L., u përfshinë në një përplasje verbale, që u shoqërua me ndjekje të njëri-tjetrit dhe fyerje që, sipas viktimës, i shkaktuan dhunë psikike.
E ka refuzuar të strehohet në qendrat mbrojtëse, por ka kërkuar që burri i saj të largohej nga banesa. Në deklarimin e dhënë para hetuesve, L. L. ka pranuar se do të largohej.
Edhe pse nuk është raportuar dhunë fizike apo kërcënime për jetë, rasti është trajtuar me kujdes nga organet e rendit. Prokurori kujdestar ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është duke u hetuar më tej./Sinjali/