Dyshohet se dhunoi një vajzë, arrestohet një i mitur në Malishevë

26.09.2025

Një rast i rëndë është raportuar në fshatin Ngucat të Malishevës, ku një e mitur ka denoncuar se është abuzuar seksualisht nga një i mitur tjetër.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 21 shtator 2025, rreth orës 01:00, kur i dyshuari e kishte marrë viktimën me veturë dhe e kishte dërguar në një lokacion në këtë fshat, ku dyshohet se ka ndodhur dhunimi.

Viktima ka raportuar rastin në polici, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe ka pranuar se e njeh viktimën, por ka mohuar të kenë pasur marrëdhënie intime.

Fillimisht rasti ishte regjistruar me shënim zyrtar, por pas sigurimit të prezencës së të dyshuarit më 25 shtator, me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti penal për veprën “Dhunimi”.

I dyshuari është ndaluar për 24 orë dhe është dërguar në Qendrën e Mbajtjes.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./Sinjali/