Dyshohet për vjedhje, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtij personi

26.09.2025

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke kërkuar një person të dyshuar për vjedhje.

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për qytetarët e vendit që të identifikojnë një person të dyshuar për vjedhje në fshatin Banjë të Malishevës.

Për çdo informatë, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192, stacionin më të afërt policor ose përmes e-mailit zyrtar: [email protected].

“Kërkesë për bashkëpunim me qytetar

Malishevë, 26 shtator 2025

Hetuesit policorë të Stacionit Policor në Malishevë, në koordinim dhe me autorizim të prokurorit të shtetit, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen lidhur me një rast të raportuar të veprës penale “Vjedhje” në fshatin Banjë, bënë publike fotografitë e personit të dyshuar në rast.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për ofrimin e informatave që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe vendndodhjen e personit të paraqitur në fotografitë e bashkangjitura.

Për çdo informatë, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192, stacionin më të afërt policor ose përmes e-mailit zyrtar: [email protected].” thuhet në njoftimin e policisë.