“Ditët e Sigurisë”- Policia e Kosovës për një javë shqipton mbi 11 mijë gjoba
Policia e Kosovës ka realizuar me sukses aktivitetet operacionale të parapara në kuadër të planit ROADPOL 2025 – Rrjeti Evropian i Policive Rrugore, gjatë javës së sigurisë rrugore të zhvilluar nga data 16 deri më 22 shtator 2025.
Fokusi i këtij angazhimi ishte rritja e sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimi i aksidenteve, me theks të veçantë në ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve në trafik përmes kontrolleve dhe edukimit.

Gjatë kësaj jave, njësitë e trafikut të angazhuara në të gjitha rajonet e vendit kanë realizuar:
- 1,764 pika kontrolli të automjeteve
- 6,956 automjete të kontrolluara
- 27 ligjërata dhe aktivitete edukative me nxënës nëpër institucione shkollore
- 11,116 gjoba të shqiptuara për shkelje të ndryshme në trafik
Fushat e kontrollit kanë përfshirë:
- Mjetet me dy rrota
- Shpejtësinë e lëvizjes
- Përdorimin e telefonit gjatë vozitjes
- Mosvendosjen e rripit të sigurisë
- Respektimin e rregullave nga këmbësorët
- Përdorimin e helmetës nga motoçiklistët
Policia e Kosovës bën të ditur se këto aktivitete janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për uljen e numrit të aksidenteve, rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe edukimin e brezit të ri për sigurinë në rrugë.