180 km/h në zonë me kufizim 50 km/h, shoferi në Prishtinë përfundon në gjykatë
Një shofer është kapur nga njësitet e Trafikut të Kryeqytetit duke qarkulluar me shpejtësi prej 180 kilometra në orë në një zonë urbane në Prishtinë, ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.
Foto: Ilustrim
Sipas Policisë së Kosovës, ndaj drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndërsa rasti do të procedohet më tej me paraqitje në gjykatë.
Policia ka theksuar se tejkalimi i tillë i shpejtësisë paraqet rrezik serioz për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik dhe ka bërë thirrje për respektim të rregullave të komunikacionit rrugor.
Autoritetet rikujtojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në rrugët e vendit.
