Arrestohet një person në Suharekë, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri

10.11.2025

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e mbrëmjes së së dielës, më 9 nëntor 2025, në rrugën “Hajdin Berisha” në Suharekë, ka arrestuar një person të dyshuar për përdorim të armës së zjarrit.

Arrestohet një person në Suharekë, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.

Gjatë ndërhyrjes së njësive policore, tek ai është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz, e cila ka qenë pa municion.

Pas intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More