Arrestohet një person, i grabiti një gruaje çantën duke përdorur forcën

03.11.2025

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për një rast të grabitjes që ka ndodhur në vendin tonë.

Sipas raportit të Policisë, më 02 nëntor 2025 është arrestuar një mashkull kosovar, i cili dyshohet se një ditë më parë, më 01 nëntor 2025, përmes përdorimit të forcës, ia kishte rrëmbyer nga dora çantën e krahut një femre kosovare.

Pas arrestimit, policia ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dëshmi relevante që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.