Arrestohet një diler droge në Prizren, në shtëpinë e tij gjetën kokainë dhe marihuanë

13.11.2025

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, pasi gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij ka zbuluar sasi të konsiderueshme të substancave narkotike dhe mjete që dyshohet se janë përdorur për shpërndarje të drogës.

Arrestohet një diler droge në Prizren, në shtëpinë e tij gjetën kokainë dhe marihuanë Foto: Ilustrim

Sipas raportit zyrtar të policisë, gjatë kontrollit janë sekuestruar:

  • 15.10 gramë kokainë,
  • 24.58 gramë marihuanë,
  • një peshore digjitale,
  • 270 euro para të gatshme,
  • një telefon mobil,
  • 30 qese plastike për paketim, si dhe
  • dy thika.

Pas gjetjes së provave, i dyshuari është arrestuar menjëherë dhe pas intervistimit në stacionin policor, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti po trajtohet nga njësitë kompetente për narkotikë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të identifikuar mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More