Alarm në trafik – 101 persona humbën jetën në aksidente rrugore që nga fillimi i vitit

22.12.2025

Nga janari i këtij viti e deri në muajin nëntor, në Kosovë 101 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në komunikacion, duke shënuar një rritje shqetësuese krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Alarm në trafik – 101 persona humbën jetën në aksidente rrugore që nga fillimi i vitit Foto: Ilustrim

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, këtë vit është regjistruar numër më i madh i viktimave në aksidente trafiku, në krahasim me janar–nëntor të vitit të kaluar, kur ishin evidentuar 92 persona të vdekur. Këto shifra po konsiderohen alarmante nga njohësit e fushës së komunikacionit, të cilët po u bëjnë thirrje institucioneve që të ndërmarrin masa parandaluese më efikase.

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, ka theksuar se rritja e numrit të aksidenteve ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në shtimin e viktimave dhe të lëndimeve të rënda trupore. Ai ka apeluar për veprime konkrete nga institucionet përgjegjëse, me qëllim të uljes së aksidenteve në rrugë.

“Sivjet kemi një numër shumë të madh të aksidenteve në komunikacionin rrugor. Me rritjen e numrit të aksidenteve, është rritur edhe numri i personave të vdekur, si dhe i lëndimeve të rënda trupore”, ka deklaruar Dedaj për RTK-në.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 42 aksidente trafiku me persona të lënduar. Gjatë kësaj periudhe, janë shqiptuar edhe 1.454 tiketa trafiku, në kuadër të kontrolleve dhe masave për rritjen e sigurisë në rrugë.

Institucionet dhe ekspertët po bëjnë thirrje të vazhdueshme për respektimin e rregullave të trafikut, shtimin e kontrolleve policore dhe vetëdijesimin e qytetarëve, si hapa të domosdoshëm për parandalimin e tragjedive në komunikacion.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More