Aksident i rëndë në Carralevë – dy vetura përfundojnë në një gropë, lëndohet një person
Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në fshatin Carralevë, ku janë përfshirë dy automjete – një me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja.
Foto: Ilustrim
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 02:23.
“Në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është trajtuar në Shtime,” njoftojnë nga policia.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e shkaqeve që çuan deri te aksidenti.