LVV
PDK
LDK
AAK

1473 gjoba trafiku dhe 30 aksidente për 24 orë

para 24 dite

Policia e Kosovës ka publikuar shifra alarmante lidhur me numrin e gjobave të shqiptuara në trafik gjatë 24 orëve të fundit.

1473 gjoba trafiku dhe 30 aksidente për 24 orë

Sipas raportit të tyre, 1473 shoferë janë gjobitur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Krahas numrit të lartë të gjobave, edhe shifrat e aksidenteve rrugore janë shqetësuese. Gjatë kësaj periudhe, janë regjistruar 30 aksidente, ku 9 prej tyre kanë pasur persona të lënduar dhe 21 vetëm dëme materiale.

Përveç shkeljeve të rregullave të trafikut, policia njofton edhe për arrestime. Brenda 24 orëve të fundit, 14 persona janë arrestuar, ndërsa 3 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Etiketat

Ofertat e fundit