Vraniq, ekspozoi kallashin, policia arreston 38-vjeçarin

15.06.2022

Me datë 15 qershor 2022, policia në Suharekë ka pranuar një informatë se në fshatin Vraniq të Suharekës, një person e ka ekspozua armën. Me këtë rast hetuesit policor duke punuar me profesionalizëm, pas ekzaminimit të telefonit të dyshuarit nga AFK-ë ka rezultuar një video ku i dyshuari shihet duke e ekspozuar armën AK-47. Lidhur […]

Vraniq, ekspozoi kallashin, policia arreston 38-vjeçarin Foto: Ilustrim

Me datë 15 qershor 2022, policia në Suharekë ka pranuar një informatë se në fshatin Vraniq të Suharekës, një person e ka ekspozua armën.

Me këtë rast hetuesit policor duke punuar me profesionalizëm, pas ekzaminimit të telefonit të dyshuarit nga AFK-ë ka rezultuar një video ku i dyshuari shihet duke e ekspozuar armën AK-47.

Lidhur me këtë kanë arritur të ndalojnë të dyshuarin dhe ti sekuestrojnë në cilësinë e provave materiale armën: Një pushkë automatike AK-47 dhe një karikator me 13 copë fishekë të cal. 7.62 mm.

I dyshuari R.K, i lindur më 1984 m/sh/k është shoqëruar në stacionin policor në Suharekë, është intervistuar lidhur me rastin.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori kujdestar për krime te rënda dhe me urdhër të tij është iniciuar rast “Mbajtje ne pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim ia pa autorizuar i armës”, “Përdorim i Armës” , rasti në procedurë te rregullt.