Vjedhje e rëndë te antena e IPKO-s në Tërrnje të Suharekës, hajnat ‘avullojnë’ një sasi të naftës

03.06.2022

Një punëtor i sigurimit te antena e IPKO-s ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur, pas mesnatës, kanë hyrë duke e përdorur forcën te antena e kësaj kompanie, përmes rrethojave të objektit, ku edhe kanë kryer vjedhje të rëndë. Sipas asaj që ka raportuar në polici punëtori i sigurimit, bëhet e ditur […]

Vjedhje e rëndë te antena e IPKO-s në Tërrnje të Suharekës, hajnat ‘avullojnë’ një sasi të naftës Foto: Ilustrim

Një punëtor i sigurimit te antena e IPKO-s ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur, pas mesnatës, kanë hyrë duke e përdorur forcën te antena e kësaj kompanie, përmes rrethojave të objektit, ku edhe kanë kryer vjedhje të rëndë.

Sipas asaj që ka raportuar në polici punëtori i sigurimit, bëhet e ditur se hajnat kanë vjedhur pajisje si dhe sasi të caktuar të naftës nga rezervuari, ku më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 02:40 në fshatin Tërrnje të Suharekës.

Me të marrë informacionin, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit është inicuar rasti “vjedhje e rëndë” dhe se kanë nisur hetimet për identifikim të dyshuarve dhe kapjen e tyre.

Fsh. Tërrnje, Suharekë 02.06.2022 – 02:40. Raportohet se nga persona të pa njohur është depërtuar me forcë brenda rrethojave të objektit të antenës së IPKO-së, nga aty është vjedhur një gyp i ajrosjes dhe nga  rezervuari një sasi e karburantit (naftës). Nuk dihet vlera e dëmeve të shkaktuara. Rasti nën hetime.”