Vetëm në 3 ditët e para të 2022’s ndodhën mbi 170 aksidente trafiku në Kosovë

04.01.2022

Edhe pse policia po bënë apele, numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësuese. Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 50 aksidente trafiku. Vetëm gjatë ditës së hënë në Kosovë kanë ndodhur 59 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 25 aksidente janë raportuar me persona […]

Vetëm në 3 ditët e para të 2022’s ndodhën mbi 170 aksidente trafiku në Kosovë Foto: Ilustrim

Edhe pse policia po bënë apele, numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësuese.

Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 50 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë ditës së hënë në Kosovë kanë ndodhur 59 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 25 aksidente janë raportuar me persona të lënduar dhe 34 të tjera me dëme materiale.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e raporteve ditore të policisë për periudhën 1 janar – 3 janar 2022.

Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se brenda këtyre tre ditëve në vendin tonë kanë ndodhur 172 aksidente trafiku.

Numri më i madh i aksidenteve të trafikut është regjistruar të shtunën (1 janar), ku brenda kësaj dite janë regjistruar 62 aksidente trafiku.

Ndërsa, fatkeqësisht brenda kësaj periudhe dy aksidente kanë përfunduar me fatalitet, 71 të tjera me të lënduar dhe 99 aksidente përfunduan me dëme materiale.

DataNumri i aksidenteve të trafikut
në Kosovë
Me fatalitetMe të lënduarMe dëme materiale
1 janar6202735
2 janar5121930
3 janar5902534
TOTAL17227199