Vetaksident me fatalitet në Prizren, vetura bie nga 30m lartësi në lumë – vdes pasagjeri
Deri tek aksidenti ka ardhur pasiqë shoferi ka humbur kontrollin duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtetet e rrugës dhe vetura ka rënë nga 30 metra lartësi në lumë, ku si pasojë ka vdekur pasagjeri 74 vjeçar. Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku ekipi […]
Deri tek aksidenti ka ardhur pasiqë shoferi ka humbur kontrollin duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtetet e rrugës dhe vetura ka rënë nga 30 metra lartësi në lumë, ku si pasojë ka vdekur pasagjeri 74 vjeçar.
Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku ekipi i Emergjencës ka konstatur vdekjen e pasagjerit.
Ndërsa shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
“Aksidenti ka ndodhur në rrugën Reqan-Luginë e Epërme. Vozitësi duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një lumë nga një lartësi rreth 30 metra. Shoferi i moshës rreth 20-vjeç, ka pësuar lëndime, ndërsa pasagjeri i moshës rreth 74-vjeçar ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, duke shtuar se gjendja shëndetësore e shoferit, tani pas trajnimit mjekësor, është stabile.