Tre të lënduar nga aksidenti në magjistralen Suharekë – Prizren

23.05.2022 Ligji
Policia e Kosovës dhe Autoambulanca kishin arritur në vendin e ngjarjes.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi derisa ka konfirmuar rastin, ka theksuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
Si pasojë, lëndime trupore kanë marrë tre persona.

Me rastin është marrë njësia e trafikut rajonal të Prizrenit. Deri te aksidenti ka ardhë pasi vozitësit nuk kanë respektuar rregullat në komunikacionin rrugor.

