Të dielën policia ka dënuar mbi 600 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID

22.02.2021

Në Kosovë numri i të infektuarve me COVID-19 ka filluar përsëri të rritet, vetëm gjatë ditës së dielë janë konfirmuar 398 raste të reja, duke e quar numrin e rasteve aktive në 6.639. Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia, në vendin tonë bartja e maskës, mbajtja e distancës dhe masa të tjera kufizuese në bazë […]

Të dielën policia ka dënuar mbi 600 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Në Kosovë numri i të infektuarve me COVID-19 ka filluar përsëri të rritet, vetëm gjatë ditës së dielë janë konfirmuar 398 raste të reja, duke e quar numrin e rasteve aktive në 6.639.

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia, në vendin tonë bartja e maskës, mbajtja e distancës dhe masa të tjera kufizuese në bazë të rrezikshmërisës së përhapjës së infeksionit me COVID-19, janë obligative dhe duhet të respektohen nga të gjithë qytetarët, në të kundërtën dënohen.

Gjatë ditës së dielë, Policia e Kosovës ka dënuar 607 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID, i cili ka për qëllim parandalimin dhe menaxhimin e situatës me pandeminë, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa, gjatë ditës së hënë, Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar me Komitetin për vlerësimin e situatës së pandemisë COVID-19, ku ndër tjerash kanë bërë të ditur se të gjitha masat kufizuese aktulisht mbesin në fuqi.

Gjithashtu nga ky takim, drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ka thënë se në QKUK dhe Spitalet Rajonale të vendit janë duke u trajtuar rreth 526 pacientë të infektuar me COVID-19, ku ka theksuar se Spitali Rajonal i Prizrenit është më i ngarkuari, e që aktualisht atje janë duke u trajtuar rreth 100 pacientë.