Shqetësuese, vetëm në 5 ditët e fundit ndodhën mbi 330 aksidente, dy me fatalitet

11.06.2022

Ndonëse policia po bënë apele, numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësuese. Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 30 aksidente trafiku. Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 78 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 26 aksidente janë raportuar me persona të […]

Shqetësuese, vetëm në 5 ditët e fundit ndodhën mbi 330 aksidente, dy me fatalitet Foto: Ilustrim

Ndonëse policia po bënë apele, numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësuese.

Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 30 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 78 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 26 aksidente janë raportuar me persona të lënduar dhe 52 të tjera me dëme materiale.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e raporteve ditore të policisë për periudhën 6 – 10 qershor.

Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se brenda këtyre pesë ditëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur hiç më pak se 333 aksidente trafiku.

Numri më i madh i aksidenteve të trafikut është regjistruar të premtën (10 qershor), ku në këtë ditë janë regjistruar 78 aksidente.

Ndërsa, brenda kësaj periudhe pesë ditore fatkeqësisht dy aksidente kanë përfunduar me fatalitet, kurse 137 të tjera me të lënduar dhe 194 aksidente me dëme materiale.

DataNumri i aksidenteve të trafikut
në Kosovë
Me fatalitetMe të lënduarMe dëme
materiale
6 qershor1314274
7 qershor1342560
8 qershor0222951
9 qershor0244670
10 qershor0265278
TOTAL2137194333

Po ashtu, gjatë këtyre pesë ditëve Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Sipas statistikave bëhet e dityre, se brenda këtyre ditëve policia ka shqiptuar 8 mijë e 687 tiketa trafiku.

DataNumri i tiketave të trafikut
6 qershor1,591
7 qershor2,033
8 qershor1,923
9 qershor1,649
10 qershor1,491
TOTAL8,687