Bizneset Vende Pune Ofertat

Sadik Halitjahaj paraqitet para gjykatës speciale, ja çfarë deklaroi sot

Sadik Halitjahaj paraqitet para gjykatës speciale, ja çfarë deklaroi sot

13.11.2023 Ligji

Ish-zv/komandanti i zonës së Pashtrikut, Sadik Halitjaha, është dëshmitari i 36-të në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai është pyetur për organizimin ushtarak, detyrat e tij, Shërbimet Informative e ndalimin e disa personave.

Njëri nga eprorët e UÇK-së, Sadik Halitjaha, e ka pasur idhull Adem Demaçin. Andaj, edhe e kishte respektuar urdhrin e tij që sa më pak të ketë kontakte me mediat në kohën e luftës.

Kështu ka thënë vetë Halitjaha në ditën e parë të dëshmisë së tij në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve në Hagë.

“Nga Shtabi i përgjithshëm nuk kemi pas urdhra me shkrim. Nuk kemi pas protokolle në mes Zonës dhe Shtabit të Përgjithshëm. Nga niveli i Zonës deri në nivelin e Skuadrës është punuar me rregullore sepse rregulloret i kanë nxjerrë zonat. Rregulloret i kemi bërë ne, unë dhe Halil Çadraku me Esniçin Vesel Maliqin dhe kështu ka funksionuar zingjiri komandues, po të kishte urdhra të cilat do qofshin ato nga Shtabi i Përgjithshëm sepse ne kemi pritë më shumë nga Adem Demaçi se për mua ka qenë idoll Adem Demaçi se e kam ditë që ai është t’u e drejtu luftën. Ai ka thënë që të mos takohemi me gazetarë pa lejen e tij, nuk jemi taku nuk kemi dhënë intervista pa lejen e tij”, tha Halitjaha.

Halitjaha është pyetur në detaje për një libër të tij ku ai e përshkruan organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Pashtrikut.

Ai është pyetur për pjesën e librit ku thoshte se UÇK-ja doli e strukturuar me daljen publike në vitin 1997. Halitjaha deklaroi se atëherë kishte nisur strukturimi.

“Këto ishin fillet e luftës, këtu lufta dhe UÇK-ja u bë publike për popullin tonë edhe për botën sepse janë bijtë e Kosovës ata që luftojnë për atdheun. Nga këtu doli e strukturuar jo, nga këtu ishin fillet e strukturimit”, tha ai në përgjigjet ndaj prokurorit Pache.

Gjatë ditës nisi marrja në pyetje e Halitjahës edhe nga avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson. Ai ka treguar se si kishte nisur grupimi në zona të ndryshme në Suharekë.

“Nuk ka pasur struktura të mëhershme për tituj. Strukturat kanë qenë nën embrion, të paorganizuara. Një grupim në fshatin Dobërdolan, në Budakovë kam shkuar me 3 ushtarë, dhe kam arritur t’i bëj 20 ushtarë për betejën e parë më 3 korrik”, tha ai.

“Mënyra si e përshkruani në librin tuaj është e tillë që strategjia e UÇK-së që të përqendrohej në akte të caktuara sabotimi ose që të tërhiqte armiqtë në fusha të caktuara apo sulme të caktuara. Kështu e përshkruani ju?”, ishte pyetja nga Emmerson.

“Kishte plane për ta goditur armikun në vende ku nuk mund të hynte me makineri të rëndë, sepse kështu barazohej lufta. Ne mund ta bënim luftën këmbësori me këmbësori”, u përgjigj Halitjaha.

Halitjaha u pyet në detaje për dallimet ndërmjet njësisë zbulim kundër-zbulim dhe Shërbimit Informativ. Gjithashtu edhe për dallimet mes Shërbimit Informativ Kombëtar e Shërbimit Informativ të Kosovës.

“Fjala informim duhet të zëvendësohet me fjalën politikë, fjala unë shefi i shërbimit informativ, është gabim ai ka qenë shefi i zbulimit dhe kundër-zbulimit. E ka bërë pa vetëdije Çadraku, nuk e ka njohur terminologjinë”, tha Halitjaha.

“Emri me të cilin njihej Shërbimi Sekret i Shqipërisë nga viti 1991 deri 1997 ka qenë SHIK, Shërbimi Informativ Kombëtar?”, ishte pytja e Emmerson.

“Duhet ta keni të qartë Kosovës dhe kombëtar. Kur flitet për Shërbimin Informativ Kombëtar është në Shqipëri, për Kosovën është fjala për SHIK”, tha Halitjaha.

Dëshmia e tij do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme.

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
PSD-ja mobilizohet për protestë: A do ta anulojë vizitën në Kosovë sërish kryetarja e Gjykatës Speciale?

PSD-ja mobilizohet për protestë: A do ta anulojë vizitën në Kosovë sërish kryetarja e Gjykatës Speciale?

Herën e fundit synonte ta vizitonte Kosovën në shtator të vitit 2022. Por, takimin në Gjilan, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e kishte anuluar. Kjo për shkak të një proteste që ishte thirrur nga Partia Socialdemokrate.

Situatë pak a shumë e ngjashme është edhe për të mërkurën. E para e Speciales ka paralajmëruar vizitë për të mërkurën, ku pritet të takohet me organizata të shoqërisë civile e gazetarë. PSD-ja sërish është mobilizuar për protestë.

Megjithatë, deri më tash nuk dihet nëse kryetarja e Gjykatës Speciale do ta anulojë vizitën sikur herën e parë. Nacionale ka dërguar pyetje në adresën e Dhomave të Specializuara të Kosovës por deri më tash nuk ka pranuar përgjigje.

Në anën tjetër, ditë më parë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në një konferencë për media prezantoi arsyet për protestë. Sipas tij, vendimi i fundit për ndalimin e vizitave është skandaloz dhe shkelje e të drejtave të njeriut.

Ai ka thënë se nuk do ta lejojnë zhvillimin e kësaj vizite në kohën kur Gjykata Speciale, sipas tij, po i persekuton ish-luftëtarët e UÇK-së.

“Me datën 29 nëntor në ora 14:30 në hotel Sirius është paraparë të vie kryetarja e Gjykatës Speciale. Siç e dini çdo vizitë të saj PSD-ja e ka kundërshtuar duke u bazuar në parimin që kjo gjykatë është gjykatë e cila nuk respekton rendin kushtetuese e demokratik të Kosovës. Vepron jashtë tij, dhe simbolet e Kosovës nuk i ka fare. Ajo çka ne mundemi me thënë është që vizita e saj është vizitë për imazh, nuk ka ndodhur në historinë e Kosovës të ftohen mediat e shoqëria civile pa mjete përcjellëse. Ju nuk mund t’i keni kamerat, diktafonat, dhe lajmin si transmetohet e ka vendosur kjo Dhomë. Nuk është fare demokratike, nuk ka të bëj fare me llogaridhënie, por ka të bëj me shtyrje të agjendave”, tha Molliqaj, raporton Nacionale.

Ai ka përmendur edhe ndalesën e vizitave dhe telefonatave për ish-krerët e UÇK-së.

“Në anën tjetër përveç persekutimit, është intensifikuar persekutimi i padrejtë e arbitrar prej konfiskimit të telefonave të qytetarëve që kanë qenë pjesë e luftës, deri te bastisjet në mënyrë të paligjshme. Ajo që mundemi me thënë e që bëjmë thirrje kjo vizitë është e papranueshme, e patolerueshme, dhe zonja në fjalë është jo e mirëpritur në Kosovë. Nuk besojmë që mund të sillemi normalisht karshi një gjykate që nuk është normale. Kjo gjykatë i ka ndalur të drejtat që janë të garantuara, e drejta për vizitë dhe për komunikim me familjarët. I ka izoluar. Po i ndjekin politikisht, i ka izoluar nga bota e familja. Nuk dihen as arsyet e as shkaqet. Në këtë rrethanë të persekutimit të secilit luftëtar, ne kemi vendosur ta presim me protestë dhe të pamundësojmë këtë takim që pretendohet të mbahet. Ne do të jemi në protestë të mërkurën në orën 14:00. Për të pamundësuar e treguar se ajo nuk është e mirëseardhur, bëj thirrje që me asnjë çmim ajo mos të vjen”, tha ai.

Kur e kishte anuluar vizitën muaj më parë, Gjykata Speciale në një komunikatë për media kishte theksuar se ata po punojnë në mënyrë transparente.

“Kryetarja Trendafilova deklaroi se ‘mandati i Dhomave të Specializuara është administrimi i drejtësisë në mënyrë të drejtë, të pavarur, të sigurt dhe të paanshme’. Ajo theksoi se ndodhet në Kosovë për të biseduar me njerëz për punën e Dhomave të Specializuara në mënyrë transparente dhe të saktë, siç e ka bërë në disa raste më parë, dhe për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje që mund të kenë njerëzit”, thuhet në këtë njoftim.

Takimi i së mërkurës është planifikuar të mbahet në orën 14:30.

Vazhdojnë bastisjet e Speciales, ish-komandantit të UÇK-së i konfiskohet telefoni 

Vazhdojnë bastisjet e Speciales, ish-komandantit të UÇK-së i konfiskohet telefoni 

Gjykata Speciale ka bastisur këtë të premte banesën e ish-komandantit të Brigadës 122 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vllaznim Kryeziu.

Të njëjtit i është konfiskuar telefoni, ka konfirmuar vëllai i tij, Andin Kryeziu.

“Vazhdojnë bastisjet e Gjykatës Speciale ndaj çlirimtarëve! Sot me datë 17.11.2023, Gjykata Speciale e Hagës bastisi banesën e ish-Komandantit të Brigadës 122, Vllaznim Kryeziu, ku me ç’rast iu konfiskua telefoni mobil”, ka shkruar ai në Facebook.

Bastisjet nga Specialja që ndërlidhen me proceset gjyqësore që po kryhen në Hagë, së fundmi janë shtuar. Së fundmi bastisje janë kryer edhe në shtëpitë e ish-këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Halitjaha: Më 1998 u tentua që Rugova të arrijë marrëveshje me Millosheviqin, që ky i fundit ta asgjësonte UÇK-në

Halitjaha: Më 1998 u tentua që Rugova të arrijë marrëveshje me Millosheviqin, që ky i fundit ta asgjësonte UÇK-në

Dëshmitari Sadik Halitjaha gjatë dëshmisë së tij, ka thënë se ka pasur tentativë që krijohet një marrëveshje në mes ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe Sllobodan Millosheviqit, që ky i fundit ta asgjësojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të Rexhep Selimit, avokatit Geoffrey Roberts, Halitjaha tha se përveç, kësaj ka pasur tentativë edhe për një marrëveshje tjetër të Rugovës me Millosheviqin për një qeveri teknike, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Kishim informacione dhe ka qenë një tentativë që dua ta them këtu meqë jam para kësaj gjykate, jo për juve si avokat por për gjykatën, ka qenë një tentativë që të merren vesh Ibrahim Rugova me stafin e vetë për një qeveri teknike me Millosheviqin dhe më vonë tjetra marrëveshje që është tentu me Millotineviqin dhe në këtë marrëveshje me Millosheviqin që është fjala ata u morën vesh që Millosheviqi ta asgjësonte UÇK-në”, tha Halitjaha.

Dëshmitari Halitjaha tha se është tentu që të ketë marrëveshje që të ndihmohet rrëzimi i Qeverisë së Shqipërisë dhe të vijë në pushtet Sali Berisha, në mënyrë që të mos furnizohet UÇK-ja me armë dhe njerëz.

“Ndërsa, këta kuislingë ta ndihmojnë rrëzimin e Qeverisë nënës Shqipëri për të ardhë Sali Berisha dhe të mosfurnizohet UÇK-ja me njerëz dhe armë të bllokohen atje, kështu që ofensivën e gushtit e kemi pritë dhe ofansiva e gushtit është ajo që ka bërë ato përçarjet, edhe dezertimet edhe dëmtimet edhe shpartallimet e UÇK-së në shumë pjesë të Kosovës”, tha Halitjaha.

Ndryshe, mbrojtja e Hashim Thaçit, përmes avokatit Gregory Keohe i ka mbaruar pyetjet për dëshmitarin, ndërsa avokati Roberts do të vazhdojë me pyetje edhe gjysme ore pas pauzës së drekës

“Kolegji AAB” Zyra per Regjistrime Arsim dhe Edukim Rr. “Brigada 123” afer furres Edi,
Kosovë
PRIMA QERAMIKA Tjera Shirokë, Suharekë,
Kosovë
Sigurimi Internacional Sigurime Brigada 123,
Kosovë
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende30 ditë

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë