Regjistrohen 40 aksidente trafiku gjatë ditës së dielë, një përfundon me fatalitet
- 23.01.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.
Edhe gjatë ditës së dielë është regjistruar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline.
Në bazë të statistikave të policisë për 24 orët e fundit figuron se të dielën janë regjistruar gjithsej 40 aksidente trafiku.
Poashtu, policia bën të ditur se 14 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar ndërsa, 26 të tjera vetëm me dëme materiale.
Poashtu, të dielën fatkeqësisht një aksident trafiku ka përfunduar një aksident me fatalitet në Prizren.
Nga raporti i policisë është bërë e ditur se një shtetas i Shqipërisë deri sa ishte duke drejtuar makinën e tij nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga.
Si pasojë e aksidentit pasagjeri ka humbur jetën i cili ishte shtatas kosovar dhe drejtuesi i automjetit ka marr lëndime trupore.
“Prizren 22.01.2023-04:55. Raportohet se i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë, humb kontrollin mbi veturën dhe del jashtë rruge. Si pasojë, drejtuesi ka pësuar lëndime trupore ndërsa pasagjeri mashkull kosovar ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë ditës së dielë policia poashtu, ka shqiptuar edhe 1.458 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk i kanë respektuar rregullat e trafikut.