Prokuroria e Prizrenit ndalon një person si dhe kërkon paraburgim për 17 të tjerë

08.05.2023

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 12 persona, si dhe janë bërë 9 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 28 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon një person si dhe kërkon paraburgim për 17 të tjerë Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 12 persona, si dhe janë bërë 9 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 28 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar 6 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 25 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale. 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren- Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprave penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar pranë gjykatës kompetente tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shtatëmbëdhjetë (17) persona, për rastet si në vijim:

Një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër nëntë (9) personave, për veprat penale “Vrasje e rëndë” e ngelur në tentativë, “Tentim vrasje”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Lëndimi i rëndë trupor” si dhe “Pjesëmarrja në rrahje”.

Një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër shtatë (7) personave për veprat penale “Vrasja e rëndë” e ngelur në tentativë, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” si dhe “Pjesëmarrja në rrahje”.

Një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” sipas KPRK-së.

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar pranë gjykatës kompetente tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tetë (8) persona, për rastet si në vijim:

Një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave për shkak të dyshimit të bazuar, se të pandehurit kanë kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.