Aksion i gjerë i Prokurorisë së Prizrenit në disa qytete të Kosovës, përfshihen 40 të dyshuar
Një operacion i gjerë është duke u zhvilluar në të gjitha komunat e Kosovës, nën drejtimin e Prokurorisë së Prizrenit. Në këtë aksion janë të angazhuar një numër i madh prokurorësh nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.
Foto: Ilustrim
Sipas raportimeve, aksioni lidhet me dyshime për kryerjen e veprave penale si “keqpërdorimi i besimit”, “keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi”, “ndihma në keqpërdorim të besimit” si dhe “falsifikimi i dokumenteve”.
Deri më tani, disa persona janë arrestuar në rajonet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilanit, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës. Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka bërë të ditur se pas përfundimit të aksionit do të mbahet një konferencë për media.
