Prokuroria e Prizrenit ndalon 3 të dyshuar si dhe kërkon paraburgim për një tjetër

19.12.2025

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se nga prokuroritë e vendit janë ngritur gjithsej pesëdhjetë e shtatë (57) aktakuza kundër gjashtëdhjetë e shtatë (67) personave, ndërsa janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona të dyshuar.

Prokuroria e Prizrenit ndalon 3 të dyshuar si dhe kërkon paraburgim për një tjetër Foto: Ilustrim

Po ashtu, janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një personi. Nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet me urdhër të prokurorit në Prizren:

  • Departamenti i Krimeve të Rënda ka ndaluar për 24 orë një (1) person të dyshuar i mitur për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
  • Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit se secili veç e veç ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

  • Departamenti i Krimeve të Rënda ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj personit të mitur të ndaluar për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Ky aktivitet i prokurorisë tregon për angazhimin e vazhdueshëm të organeve të drejtësisë për hetimin dhe ndëshkimin e veprave penale, si dhe garantimin e sigurisë për qytetarët.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More