Marrje dhe dhënie ryshfeti në kufi, Prokuroria kërkon paraburgim për një zyrtar policor dhe një shtetas serb

24.12.2025

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar opinionin publik se ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj dy të pandehurve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepra penale të ndërlidhura me korrupsionin dhe kalimin e paligjshëm të kufirit.

Marrje dhe dhënie ryshfeti në kufi, Prokuroria kërkon paraburgim për një zyrtar policor dhe një shtetas serb Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të Prokurorisë, masa e paraburgimit është kërkuar ndaj A.K., në cilësinë e zyrtarit policor, për veprën penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), si dhe ndaj B.C., shtetas serb, për veprat penale “Dhënia e ryshfetit”, nga neni 422 paragrafi 1 dhe “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”, nga neni 140 paragrafi 1 i KPRK-së.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, më 22 dhjetor 2025, rreth orës 08:10, në Pikën Kufitare në Vërmicë, i pandehuri A.K., duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare dhe i veshur me uniformë policore, dyshohet se ka kërkuar dhe pranuar ryshfet nga i pandehuri B.C., me qëllim të përfitimit pasuror për vete.

Me këtë veprim, A.K. dyshohet se i ka mundësuar B.C. hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës, ndonëse këtij të fundit i ishte ndaluar hyrja nga Policia e Kosovës për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm. Pas marrjes së parave, sipas Prokurorisë, A.K. e ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, duke përdorur veturën e tij private, së bashku me të pandehurin B.C., dhe e ka dërguar atë në Prizren.

Me këto veprime, sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, A.K. ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, ndërsa B.C. ka kryer veprat penale “Dhënia e ryshfetit” dhe “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prizren ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, në forcimin e sundimit të ligjit dhe në vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që veprojnë në kundërshtim me ligjin.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More