Prizreni në hall me para të falsifikuara, brenda pak ore raportohen dy raste në polici
- 17.03.2023

Paratë, jo gjithmonë, por pothuajse çdo herë janë të rëndësishme për njerzit, të cilët i përdorin ato për nevojat e tyre, qofshin ato elementare, të nevojshme, të obligueshme apo edhe raste të tjera.
Mirëpo në shumë raste, disa persona me apo pa vetëdije fusin në qarkullim dhe deponojnë para të falsifikuara në vende të ndryshme, dukuri kjo e cila është mjaft shqetësuese për shoqërinë.
Dy raste të parave të falsifikuara janë raportuar dje gjatë ditës së enjte në Stacionin POlicor në Prizren, raporton SuharekaOnline.
Sipas policisë bëhet e ditur se rasti i parë është raportuar rreth orës 12:18 minuta nga një person i cili ka deklaruar se disa persona të panjohur kanë deponuar disa kartëmonedha të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
“Rr. Besim Shala, Prizren 16.03.2023 – 12:18. Një mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në disa kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara, të depozituara nga persona të panjohur. Rasti në procedurë hetimore.” thuhet në raportin e policisë.
Ndërsa, rasti i dytë është raportuar rret orës 14:30 nga një femër e cila ka raportuar se gjatë numërimit të parave ka hasur në një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.
“Rr. Ibrahim Rugova, Prizren 16.03.2023 – 14:30. Një femër kosovare ka raportuar se gjatë numërimit të parave ka hasur në një kartëmonedhë e prej 100€ që dyshohet të jetë e falsifikuar. Rasti në procedurë hetimore.” thuhet tutje në raportin e policisë.