Prizren, vetura godet këmbësorin dhe largohet nga vendi i ngjarjes

02.05.2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se një aksident ka ndodhur dje rreth orës 14:20 në Prizren, ku një veturë e kishte goditur këmbësorin duke e kaluar rrugën. PK-ja përmes raportit ka bëre të ditur se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor. “Viktima mashkull kosovar  ka pësuar […]

Prizren, vetura godet këmbësorin dhe largohet nga vendi i ngjarjes Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një aksident ka ndodhur dje rreth orës 14:20 në Prizren, ku një veturë e kishte goditur këmbësorin duke e kaluar rrugën.

PK-ja përmes raportit ka bëre të ditur se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar  ka pësuar lëndime pasi që i njëjti derisa ishte duke kaluar rrugën, një veturë në lëvizje me drejtues të panjohur e ka goditur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe pas tretmanit është liruar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e PK-së.