Prizren, lëndohet një person në vendin e tij të punës

03.02.2023

Një rast i lëndimit aksidental është raportuar në stacionin policor në Prizren. Gjatë ditës së enjte një person ka raportuar në polici se deri sa ishte duke punuar në një zdrukthëri kishte lënduar gishtat e dorës së majtë, raporton SuharekaOnline. Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se si pasojë e lëndimeve, viktima ka pranuar […]

Prizren, lëndohet një person në vendin e tij të punës Foto: Ilustrim

Një rast i lëndimit aksidental është raportuar në stacionin policor në Prizren.

Gjatë ditës së enjte një person ka raportuar në polici se deri sa ishte duke punuar në një zdrukthëri kishte lënduar gishtat e dorës së majtë, raporton SuharekaOnline.

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se si pasojë e lëndimeve, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt.

LËNDIM AKSIDENTAL Prizren  02.02.2023 – 09:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa kishte qenë duke punuar në një zdrukthëtari kishte lënduar gishtat e dorës së majtë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti në procedurë hetimore.” thuhet në njoftimin e policisë.