Prizren, konfiskohen armë dhe 11 kilogramë substanca narkotike

04.10.2021

Në lidhje me rastin  është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa me pëlqimin verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë kontrollimi dhe bastisja e shtëpisë, objekteve përcjellëse dhe automjetit të të dyshuarit  të lartshënuar. Kontrolli është realizuar me asistim edhe të njësive  të antidrogës  në Gjakovë dhe në Prishtinë,  NJRSH-së në Prizren, Forenzikës nga  DRP […]

Prizren, konfiskohen armë dhe 11 kilogramë substanca narkotike

Në lidhje me rastin  është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa me pëlqimin verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë kontrollimi dhe bastisja e shtëpisë, objekteve përcjellëse dhe automjetit të të dyshuarit  të lartshënuar. Kontrolli është realizuar me asistim edhe të njësive  të antidrogës  në Gjakovë dhe në Prishtinë,  NJRSH-së në Prizren, Forenzikës nga  DRP në Prizren si dhe  DKKO-së në Prishtinë.

Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar dëshmitë e poshtëshënuara si provë materiale:
Dy (2) pushke gjuetie dhe pesëmbëdhjetë (15 ) fishekë;
Një (1) pistoletë, me karikatorë të zbrazët;
Një (1) thes i bardhë dhe një (1) thes i zi me trupa të bimës dhe gjethe të cannabis sativa-së me peshe totale 2200 gramë;

Një (1) thes i zi me gjethe të bimës cannabis sativa me peshë totale 2100 gramë;
Substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (me trup të bimës )  me peshë 1000 gramë;
Një (1) thes i zi me trupa të bimës dhe gjethe të cannabis sativa-së me peshë 1900 gramë;
Substancë e dyshuar narkotike  e llojit marihuanë me peshë 900 gramë;
Bimë e dyshuar cannabis sativa me peshë totale 3000 gramë;

LEXO EDHE:  Arrestohet një i dyshuar në Prizren me 26.67 gram kokainë dhe marihuanë

Dymbëdhjetë (12) bime të cannabis sativa-së  të mbjella  në zonën e quajtur “LAKE “ afër fshatit  Tupec  afër lumit Drini i Bardhë;
Një (1) veturë ‘WV pasat’ me targa vendore;
Një (1) telefon mobil ‘samsung’;
Një (1) telefon mobil ‘ONXA’.

Në total gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 11.kg dhe 100 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë si dhe dëshmitë e lartshënuara.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit në Prizren është iniciuar rasti “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndaj  të dyshuarit është caktuar  masa e ndalimit policor prej 48 orësh ndërsa rasti mbetet nën hetime nga njësitë relevante policore.

Etiketat