Policia gjobit mbi 160 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID

09.02.2022

Për qytetarët që nuk po i respektojnë masat kundër COVID-19, policia nuk po kursehet, kështu duke i gjobitur për shkeleje të masave anti-COVID. Njësitet policore në Kosovë, çdo ditë po vazhdojnë me vijimin dhe zbatimin e masave kundër COVID-19. Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Policia, në 24 orët e fundit janë dënuar […]

Policia gjobit mbi 160 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Për qytetarët që nuk po i respektojnë masat kundër COVID-19, policia nuk po kursehet, kështu duke i gjobitur për shkeleje të masave anti-COVID.

Njësitet policore në Kosovë, çdo ditë po vazhdojnë me vijimin dhe zbatimin e masave kundër COVID-19.

Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Policia, në 24 orët e fundit janë dënuar 165 qytetarë për mosrespektim të masave kundër COVID-19.

Policia e Kosovës e institucionet tjera shëndetësore e shtetërore kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët, nga institucionet dhe bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të marra nga qeveria e vendit kundër COVID-19.

Kujtojmë se kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-COVID, ku ora policore fillon nga ora 00:00 deri në 05:00, ndërsa gastronomia lejohet të punojë deri në ora 23:00, kurse është hequr obligimi i bartjes së maskës në ambiente të jashtme.