Policia e Kosovës brenda 24 ore ka arrestuar 41 persona të dyshuar

13.03.2023

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale. Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 41 persona, shkruan SuharekaOnline. Poashtu, në 24 orëshin…

Policia e Kosovës brenda 24 ore ka arrestuar 41 persona të dyshuar

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.

Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 41 persona, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 18 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa 2 të tjetër në vuajtje të dënimit.

Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Ku sipas raportit bëhet e ditur se një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti kishte në gjendje të dehur kishte ofenduar dhe kanosur zyrtarët policorë.

Policia e Kosovës njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Etiketat

Ofertat e fundit