Policia e Kosovës arrestoi 22 persona të dyshuar për 24 orë, një dërgohet në vuajtje të dënimit

09.05.2023

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale. Gjatë ditës së hënë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 22 persona, shkruan SuharekaOnline. Poashtu, në 24 orëshin […]

Policia e Kosovës arrestoi 22 persona të dyshuar për 24 orë, një dërgohet në vuajtje të dënimit Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.

Gjatë ditës së hënë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 22 persona, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 17 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër është dërguar në vuajtje të dënimit.

Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.