Për 9 muaj mbi pesë mijë qytetarëve u merret patentë shoferi

18.12.2021

Ndonëse, policia po bënë vazhdimisht apele tek pjesëmarrësit në trafik për respektim të rregullave, aksidentetet nuk po ndalen, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë ndodhur 72 aksidente në trafik, ku një prej tyre fatkeqësisht ka përfunduar me fatalitet. Policia e Kosovës nga muaji janar e deri në muajin shtator të këtij viti ka […]

Për 9 muaj mbi pesë mijë qytetarëve u merret patentë shoferi Foto: Ilustrim

Ndonëse, policia po bënë vazhdimisht apele tek pjesëmarrësit në trafik për respektim të rregullave, aksidentetet nuk po ndalen, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë ndodhur 72 aksidente në trafik, ku një prej tyre fatkeqësisht ka përfunduar me fatalitet.

Policia e Kosovës nga muaji janar e deri në muajin shtator të këtij viti ka konfiskuar mbi 5 mijë e 500 patentë shoferë.

Po ashtu, në të njëjtën periudhë kohore u kanë vendosur pikë negative mbi 13 mijë shoferëve për arsye të shkeljes së rregullave në komunikacion.

“Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve. Gjatë periudhës kohore Janar deri në Shtator 2021, 5556 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik, dhe 13 mijë e 532 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative.

Apelojmë që të respektohen rregullat në trafikun rrugor, në të kundërtën masa rigoroze ligjore po aplikohen dhe do të aplikohen për një siguri më të madhe rrugore”, thuhet në përgjigjen me shkrim për KosovaPress.

Ekspertët e komunikacionit mbështesin Policinë e Kosovës në aplikimin e këtyre masave të cilat janë të përcaktuara me ligj.