Për 24 orë policia arrestoi 35 persona, një në Suharekë i dyshuar për vjedhje
Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale. Gjatë ditës së martë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 35 persona, shkruan SuharekaOnline. Poashtu, në 24 orëshin…
Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.
Gjatë ditës së martë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 35 persona, shkruan SuharekaOnline.
Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 22 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje dhe katër të tjetër në vuajtje të dënimit.
Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Policia e Kosovës në Suharekë ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje.
Sipas raportit të policisë është bërë e ditur se një person i dyshuar ka vjedhur në një market në Suharekë ku edhe ka sulmuar fizikisht dy persona të sigurimit, të cilët më pastaj së bashku me të dyshuarin kanë pranuar tretman mjekësor.
Poashtu, policia ka njoftuar se në Suharekë është vjedhur një veturë, rast ky për të cilin njësitet policore janë duke hetuar dhe duke kërkuar të dyshuarit.