Operacioni “Rrjeta”, sekuestrohet një armë e një karikator në Shtime – arrestohet një 33 vjeçar

05.12.2025

Policia e Kosovës ka organizuar sot pasdite operacionin policor të koduar ku gjatë bastisjes në një shtëpi në Shtime, ka gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit Ekol, një karikator, tri boca ajri, 295 rruaza metalike, kalibër 4.5 milimetra.

Operacioni “Rrjeta”, sekuestrohet një armë e një karikator në Shtime – arrestohet një 33 vjeçar Foto: Ilustrim

Personi i dyshuar Rr.B. (33) është njoftuar për arsyen e kontrollit dhe ka pranuar se mbante një armë të llojit Ekol me bocë ajri, si dhe municion rruaza metalike.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti penal mbajtje në pronësi, kontroll ose përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm. Rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.

Policia e Ferizajt apelon te qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë, duke raportuar çdo aktivitet të dyshuar që mund të cenojë sigurinë publike.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More