Një nxënës në Prizren iu dërgon mesazhe kërcënuese mësuesve, ka bërë një listë të nxënësve që do t’u bëj keq

01.06.2023

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në një shkollë të Prizrenit. Drejtori i shkollës ka raportuar në polici të martën e 30 majit se njëri nga nxënësit iu ka dërguar mbi 30 mesazhe kërcënuese mësimdhënësve. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit. “I mituri […]

Një nxënës në Prizren iu dërgon mesazhe kërcënuese mësuesve, ka bërë një listë të nxënësve që do t’u bëj keq Foto: Ilustrim

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në një shkollë të Prizrenit.

Drejtori i shkollës ka raportuar në polici të martën e 30 majit se njëri nga nxënësit iu ka dërguar mbi 30 mesazhe kërcënuese mësimdhënësve.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

“I mituri ka kanosur mësimdhënësit nëpërmjet WhatsApp dhe iu ka dërguar mbi 30 mesazhe”, ka thënë ai, duke shtuar se nxënësi ka deklaruar se e ka bërë një listë të nxënësve që “do t’u bëj keq”.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit janë marrë me rastin. Është intervistuar edhe prindi i  nxënësit”, ka përfunduar Bytyqi.

Poashtu, ky rast figuron edhe në raportin 24 orësh të policisë ku thuhet se nxënësi është me të meta psikike.

Prizren 30.05.2023 – NN. Më 31.05.2023 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nxënës përmes rrjeteve sociale ka bërë rreth tridhje mesazhe kërcënuese. I dyshuari është me të meta psikike.  Rasti është duke u hetuar” thuhet në raportin e policisë.