Një i arrestuar në Delloc, ishte nën ndikimin e alkoolit dhe nuk përfilli urdhërat e policisë

08.11.2020

Të shtunën është arrestuar një qytetar në Delloc të Suharekës, pasi që sipas policisë së Kosovës i njëjti nuk ka përfillur urdhërat e zyrtarëve policor, e që ka rezultuar të jetë nën ndikimin e alkoolit. Rasti ka ndodhur ditën e shtunë rreth orës 13:30, ku përderisa njësia policore ka tentuar që ta ndaloj një veturë, […]

Një i arrestuar në Delloc, ishte nën ndikimin e alkoolit dhe nuk përfilli urdhërat e policisë Foto: Ilustrim

Të shtunën është arrestuar një qytetar në Delloc të Suharekës, pasi që sipas policisë së Kosovës i njëjti nuk ka përfillur urdhërat e zyrtarëve policor, e që ka rezultuar të jetë nën ndikimin e alkoolit.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë rreth orës 13:30, ku përderisa njësia policore ka tentuar që ta ndaloj një veturë, vozitësi i sajë i dyshuari mashkull nuk i ka përfillur urdhërat e zyrtarëve policor dhe ka vazhduar me veturë, raporton SuharekaOnline.

Zyrtarët policor kanë arrit që ta ndalojnë veturën. Gjatë kontaktit me personin e dyshuar, ky i fundit nuk i ka përfillur urdhërat e zyrtarëve policor.

I dyshuari është arrestuar, pas bërjes së alkool testit i njëjti ka rezultuar se është nën ndikim te alkoolit.

Me urdhër të Prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje .