Dy të rinj nga Prizreni arrestohen nga policia shqiptare, iu gjendet kanabis në kufi

13.05.2023

Dy shtetas kosovar kanë rënë në pranga pasi tentuan të dilnin nga kufiri shqiptar me kanabis me vete. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se gjatë një kontrolli të imtësishëm në pikën kufitare Muriqan, shtetasve N. K. dhe D. M., të cilët lëviznin me automjetin tip “Volkswagen”, iu është gjetur një sasi kanabisi. Gjatë […]

Dy të rinj nga Prizreni arrestohen nga policia shqiptare, iu gjendet kanabis në kufi Foto: Ilustrim

Dy shtetas kosovar kanë rënë në pranga pasi tentuan të dilnin nga kufiri shqiptar me kanabis me vete.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se gjatë një kontrolli të imtësishëm në pikën kufitare Muriqan, shtetasve N. K. dhe D. M., të cilët lëviznin me automjetin tip “Volkswagen”, iu është gjetur një sasi kanabisi.

Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar lëndën narkotike, si dhe është bërë arrestimi i dy të rinjve, të moshës 19-vjeç, nga Prizreni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./TCH/