Dhunoi seksualisht një të mitur në një motel në Prizren, arrestohet 22 vjeçari E.B

13.04.2023

Një person është arrestuar dje nga Policia e Kosovës pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar seksualisht një vajzë të mitur. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është E.B, 22-vjeçar. E.B dyshohet se më datën 7 të këtij muaji, ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur në një motel në qytetin […]

Dhunoi seksualisht një të mitur në një motel në Prizren, arrestohet 22 vjeçari E.B Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar dje nga Policia e Kosovës pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar seksualisht një vajzë të mitur.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është E.B, 22-vjeçar.

E.B dyshohet se më datën 7 të këtij muaji, ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur në një motel në qytetin e Prizrenit.

Pas arrestimit, ai është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia, ku bëhet e ditur se pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, i riu është dërguar në mbajtje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.