Burgim të përjetshëm për burrin që vrau gruan me 13 plumba në Prizren

01.10.2021

Me datë 06 gusht 2019, rreth orës 23:18 minuta në Prizren, i pandehuri B.V., me dashje privon nga jeta anëtarin e familjes – bashkëshorten e tij A.A.-V., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake që e kishte me bashkëshorten e tij, tash të ndjerën A.A.-V., e në momentin kur ajo largohet nga shtëpia, i […]

Burgim të përjetshëm për burrin që vrau gruan me 13 plumba në Prizren Foto: Ilustrim

Me datë 06 gusht 2019, rreth orës 23:18 minuta në Prizren, i pandehuri B.V., me dashje privon nga jeta anëtarin e familjes – bashkëshorten e tij A.A.-V., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake që e kishte me bashkëshorten e tij, tash të ndjerën A.A.-V., e në momentin kur ajo largohet nga shtëpia, i pandehuri pajiset me një pistoletë të tipit “Pietro Beretta Gardone” model 92 PS, e kalibrit 9 X 19mm, dhe del nga shtëpia e tij, e në momentin kur e vëren viktimën – bashkëshorten e tij A….., i afrohet asaj, e drejton pistoletën në drejtimin e saj, shtënë 15 herë në drejtimin e saj, me ç ‘rast të njëjtën  e godet 14 herë në pjesë të ndryshme të trupit duke filluar nga koka, qafa, gjoksi e deri në këmbë, nga goditja e predhave viktima rrëzohet për toke, dhe nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarje, ku pastaj i pandehuri viktimën e mbulon me një fustan të saj dhe e pret ardhjen e Policisë,

– Kësodore ka kryer veprën penale vrasje e rëndë nga neni 173 par. 1 pika 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës  

– Deri me datë 6 gusht 2019, në Prizren, në shtëpinë e tij, i pandehuri B.V., në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm lidhur me armë, mban në pronësi dhe kontroll pistoletën e tipit “Pietro Beretta Gardone” model 92 PS, e kalibrit 9 X 19mm, së bashku me dy karikator dhe 29 fishek, e me të cilën armë ka privuar nga jeta A.A –V., dhe 42 fishek të po atij kalibri, e të cilat gjatë kontrollit të Policisë me urdhër të Gjykatës janë gjetur në shtëpinë e të pandehurit,

– Kësodore ka kryer veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale,  të akuzuarin (për veprat penale Vrasja e Rëndë Dhuna nga neni 173 par. 1 pika 1.3 , dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1  të KP-së)  e GJYKON:

Dënim me BURGIM TË PËRJETSHËM

Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Raima Elezi, në pika të shkurtra ka arsyetuar dënimin e shqiptuar duke sqaruar se në bazë të provave, mbrojtjes së të akuzuarit, dëshmive të dëshmitarëve dhe të të dëmtuarve, gjykata ka vërtetuar faktet jo kontestuese që kanë sjellur deri tek dënimi i shqiptuar.

Gjykata nuk e ka pranuar mbrojtjen e të akuzuarit se në momentin kritik i është shfaqur një katror i zi, sepse nga raporti i ekspertëve nuk është gjetur ç ‘rregullim apo ndonjë sëmundje e natyrës së shkurtër apo tronditur në momentin e kryerjes së veprës penale të vrasjes së rëndë.

Gjatë marrjes së vendimit trupi gjykues ka vlerësuar rrethanat, dhe si rrethana rënduese ka marrë parasysh rrezikun e lartë shoqëror të veprës penale, mënyrën e sjelljes së të akuzuarit pas vrasjes së rëndë ku me gjakftohtësi e mbulon viktimën dhe pret ardhjen e Policisë, dhe intensitetin e rëndë të dhimbjes së familjes së dëmtuar.

Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.